Sot 25 vjet është dërguar SMS-i i parë në botë

Sot 25 vjet është dërguar SMS-i i parë në botë

03 dhjetor 2017 15:40

25 vjet më parë është dërguar mesazhi i parë telefonik në botë. Pra, njerëzit filluan të dërgojnë mesazhe telefonike një çerek shekulli më parë.

Sot shënohet përvjetori i SMS-it të parë, në të cilin është shkruar “Urime Krishtlindjet” (“Merry Christmas”), transmeton Koha.net. Është shkruar nga inxhinieri Neil Papworth në vitin 1992, i cili atëherë ishte 22 vjeç.

Ai këtë mesazh telefonik (SMS) u ka dërguar kolegëve të tij nga kompjuteri personal si një mënyrë për të festuar momentin.

“Nuk e di nëse ata kanë menduar se kjo do të bëhet e madhe”, ka thënë Papworth, i cili ka përdorur rrjetin e Vodafonit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme