“Pizza Party” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

“Pizza Party” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

03 dhjetor 2017 14:16

Shefat e hapësirës kanë bërë astronautin italian Paolo Nespoli të lumtur, duke i dërguar atij dhe ekuipazhit në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, disa pica.

Nespoli 60 vjeçar, është astronauti më i vjetër evropian dhe është në udhëtimin e tij të tretë në hapësirë dhe në disa raste ka pohuar se i mungonte ushqimi më i famshëm italian, i eksportuar në të gjithë botën, transmeton tch.

Një anije furnizimesh që arriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në mes të nëntorit, i çoi astronautëve të gjithë përbërësit e nevojshëm; salcë, djathë, speca, domate etj.

Tani NASA ka publikuar një video që tregon ekuipazhin në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që shijon picat e famshme.

Në video shihen astronautët që shfrytëzojnë mungesën e gravitetit për të shtyrë picën me gishta, për ta kaluar atë para kamerës.

NASA thotë se në kohët e para të udhëtimeve hapësinore, astronautët kalonin ditë të vështira për sa i takon ushqimit. Ky i fundit u dërgohej në formë kubash, i tharë, apo i futur në tubeta si ato të pastës së dhëmbëve.

Tani, sipas agjencisë, ushqimi në hapësirë është thuajse thuajse si ai që astronautët do të shijonin në shtëpi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme