“Vrituni veç pak”, amerikanët ironizojnë vetëvrasjen e Praljakut në Hagë

“Vrituni veç pak”, amerikanët ironizojnë vetëvrasjen e Praljakut në Hagë

02 dhjetor 2017 18:02

Komiku amerikan Conan O’Brien në emisionin e tij “Late Night” ka ironizuar me rastin e vetëvrasjes së gjeneralit kroat në Bosnjë, Sllobodan Praljak, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës. Ai ka bërë një skeç në lidhje me këtë rast.

“Ish-gjenerali kroat në Bosnje, një figurë shumë e keqe, i dënuar për krime lufte, piu helm gjatë gjykimit në Hagë. Ai më parë zgjodhi të vetëvritej sesa të vuante dënimin në burg. Kjo ishte mënyra e tij për të dalë nga situata”, ka thënë O’Brien, transmeton Koha.net. Pas kësaj deklarate, Conanit i është afruar kameramani i cili i tha se kjo nuk është edhe aq e çuditshme.

Lexoni edhe: 

Vdes Praljak, që piu helmin në gjykatën e Hagës

Kameramani, Tony, tha se të gjithë në një moment “pimë helm” në mënyrë që të dalim nga situata të caktuara dhe se çelësi i kësaj mënyrë është “të marrim aq shumë helm sa për ta vrarë veten vetëm pak”.

“Truku është të keni helm të vërtetë, por zgjedhja ime është një gllënjkë cianid. Ai më vret çdo herë që kam nevojë”, ka thënë Tony, dhe pastaj filloi skeçi ku kameramani kryen vetëvrasje për t’iu shmangur gjërave që s’i pëlqejnë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme