Kuriozitet

Mali Agung gati të shpërthejë, turistët bëjnë foto

Mali Agung në Bali po kërcënon që të shpërthejë dhe banorët vendas janë shumë të frikësuar, por turistët kanë “përmbytur” Instagramin me fotot e tyre duke pozuar përballë vullkanit.

Ka një javë që mali nxjerr hi të zi vullkanik, duke krijuar pamje dramatike në zonën përreth, që është pjesë e një prej resorteve më të famshme turistike në botë. Por, kjo pamje, për turistët është një mrekulli e vërtetë.

Ata bëjnë foto pa pushim, ndërkohë që më shumë se 100 000 banorë vendas janë evakuuar. Herën e fundit që ky vullkan ka shpërthyer, kanë vdekur rreth 1100 persona.

{gallery}