Kuriozitet

Një lumë ligjërisht njihet si njeri

Descriptive Text

Një lumë në Zelandën e Re është bërë i pari në botë që ka të drejtat e njëjta ligjore sikurse një njeri, transmeton koha.net.

Parlamenti i Zelandës së Re ka miratuar projekt-ligjin që njeh lumin Whanganui, në veri të ishullit, si një entitet i gjallë.

Lumi qe shumë kohë nderohet nga populli Maori në Zelandën e Re, ndërsa interesat e lumit do të përfaqësohen nga dy njerëz, transmeton koha.net.

Populli Maori ka luftuar qe 160 vjet që të marrë këtë njohje për lumin e tyre, tha një ministër i Zelandës së Re, raporton BBC.

Lumi Whangnui, që është i treti për nga gjatësia në Zelandën e Re, do të prezantohet nga një anëtar i fisit Maori, që njihet si iwi.

Kjo njohje i lejon ata për t’u përfaqësuar në procedurat gjyqësore.

Anëtarët nga komuniteti Maori kanë festuar këtë lajm me lot e muzikë në Parlamentin e Zelandës së Re.

{gallery}