10 të tmerrshmit më të famshëm

10 të tmerrshmit më të famshëm

24 nëntor 2017 14:03
Image

SALVATORE RIINA: më i pamëshirshmi. Mbi bosin e Palermos rëndojne shumë vrasje, përvec atyre më të bujshme si vrasja e Prefektit te Palermos Carlo Alberto Dalla Chiesa (1982),masakra e Capaci (Maj 1992) dhe masakra e Via d’Amelio (Korrik 1992): Giovanni Falcone edhe Paolo Borsellino dy jetë te kryqëzuara. Arrestuar në 1993, Totò, i quajtur ‘u curtu’ për shkak të gjatesisë së tij 158 cm u dënua me shumë burgime të perjetshme, në regjimin penitenciar 41 bis. Metodat që perdori për ta ngjitur klanin e tij në krye te Cosa Nostra , ishin të njëjta me ato te “baballareve te tij shpirtërore” shumë prej të cileve vdiqën pa i parë dyert e burgut.

Image

VITO CASCIO FERRO: Bosi i pare . Fateci vagnari ‘u pizzu, pra “duhet të ngjyeni sqepin”: ishte mënyra me të cilën mafiozët i kërkonin të ashtuquajturën “pizzo” tregtarëve, në fillim të shekullit të kaluar.Ishte Vito Cascio Ferro (1862-1943), një nga bosët e parë sicilianë i cili i zhvati nëpërmjet kercënimit një biznes i cili më pas u zhvendos në Amerike. Lindur në Palermo, në pak vite që kaloi në Amerikë konsolidoi raportet me krimin përtej oqeanit dhe mori nofkën “kriminel i fuçisë” sepse futi brenda në fuçi trupin e copëtuar të një falsifikatori që donte të bënte biznes në territorin e tij.E kaloi lehtë pas 69 arrestimesh,por arrestimi i 70-të ishte fatal për të :në vitin 1930, prefekti i hekurt Cesare Mori e dënoi me burgim të përjetshem .Casci Ferro vdiq i harruar( në kuptimin e vërtetë të fjalës) në burgun e Pozzuoli,Napoli pa bukë dhe pa ujë, gjatë evakuimit në vitin 1943.

Image

LUCKY LUCIANO: më influenti. Në moshën 19 vjecare Salvatore Lucania (1897-1962) ndryshoi emrin në Charlie Luciano. “Lucky” (me fat ) lai filloi të quhej më vonë , kur në New York i mbijetoi një sekuestrimi mafioz i cili i la një shenjë dhe pseudonimin.Me origjinë nga Lercara Friddi (Palermo), pasi likuidoi rivalin Joe Masseria u bë bosi i familjes Genovese (dhe pë r kë te arsye revista Time e ka futur në listën e personave me më influencë në shekullin e XX .Në vitin 1936 arrestohet ne SHBA dhe u dë nua me 50 vjet burg.Doli nga burgu pas 10 vjetësh : sipas disa historianëve e fitoi lirinë dhe nje urdhër kthimi për në Itali duke bashkëpunuar me amerikanët për të favorizuar zbarkimin e Aleatëve ne Sicili në vitin 1943.

Image

AL CAPONE: njeriu simbol i mafias .Më teper sesa një bos mafioz, ishte nje gangster i cili ia doli të behej simboli i kriminalitetit italo-amerikan. Bir i emigrantëve nga Campagnia , Alphonse Gabriel Capone (1899-1947), i mbiquajtur Al, lindi në Brooklyn. Që kur ishte fëmijë mori një plagë thike në fytyrë ( nga e cila mori dhe pseudonimin Scarface ) duke mbrojtur nderin e motrës së tij. Pas trasferimit në Çikago u deklarua “armiku publik nr.1” por për ta arrstuar u deshën 9 agjentë policie të pakorruptueshëm ( të paprekshmit, film i Brian De Palma në vitin 1987). U dënua ne vitin 1931 me 11 vjet burg , për evazion fiskal.

Image

CARLO GAMBINO: Dhelpra Carlo Gambino (1902-1976 ishte emigrant i cili mbërriti në Amerikë nga Sicilia ne moshë 19 vjecare.Por në gjysëm shekulli aktivitet kriminal ia doli të themelojë, në fund të viteve 50-te, një nga familjet më të fuqishme në New York :familjen Gambino . Pa u ekspozuar shumë, i lidhur me vlerat mafioze tradicionale , e bëri dinakërine armën e tij më të fuqishme, ( por që nuk tërhiqej kur bëhej fjalë për vrasjen e kundërshtarëve. Me stilin e tij “tradicional mafioz” u shndërrua në personazhin e Vito Corleones ,Il padrino (Francis Ford Coppola, 1972). Vdiq nga infarkti duke shikuar një ndeshje bejzbolli në televizion.

Image

JOHN GOTTI, Afaristi . Jo të gjithë mund të kishin shansin të ishin në kopertinën e Time, si ajo që Andy Warhol disenjoi në vitin 1986 për John Gotti (1940-2002), boss njujorkez i familjes Gambino, i procesuar per vrasjen e paraardhësit të tij , Paul Castellano. Pas aparencës si një njeri galant, Gotti ishte një killer i pamëshirshëm dhe nje trafikant droge i klasit te parë.I mbiquajtur “don di teflon” pë aftësinë e tij për të shmanguar akuzat ndaj tij, doli i pa cënuar nga gjykatat , deri ne vitin 1992 kur krahu i tij i djathtë e tradhtoi , dhe ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Image

GAETANO BADALAMENTI: pizza connection . Pizza dhe mafia: nga kjo pikëpamje Gaetano Badalamenti (1923-2004) ishte një stereotip italian. Kreu i mafias së Cinisi (Palermo), Don Tano ishte një nga anëtarët më të fuqishëm të Cosa Nostra, dënuar në vitin 1987 në SHBA me 45 vjet për të ashtuquajturën pizza connection (nga emri i hetimit). Nga viti 1975 deri në vitin 1984, Badalamenti drejtoi trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës midis Palermos dhe Shteteve të Bashkuara. Shitja u zhvillua në anën e pasme të disa picerive italiane në Amerikë, ku droga u fsheh edhe në produktet tipike italiane. Emri i tij shoqërohet gjithashtu me vdekjen e Peppino Impastato (1978), një aktiviste anti-mafia e cila nw njw program radiofonik tallej me aktivitetin e tij, Për këtë vrasje Badalamenti u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2002.

Image

JOE BONANNO: më i riu. Një gazetar i hutuar, në një gazetë amerikane lokale, e quajti atw Joe Bananas, pseudonimi i tij mbeti i lidhur me të, por Joe Bonanno (1905-2002) u bë themeluesi i një familje mafioze të fuqishme të Nju Jorkut. Me origjinë nga Castellammare del Golfo (Trapani), në vitin 1931, në moshën 26 vjeçare, ai u bë shefi më i ri i Amerikës. Ai kishte nuhatje për biznesin (të paligjshëm, por jo vetëm), dhe ndër aktivitetet e tij kishte dhe agjencitë funerale. Dhe jo rastësisht: ai përdorte metodën e “arkivoli të dyfishtë” për të fshehur viktimat e vrasjeve të tij nën “pronarët” legjitimë të arkivoleve. Në vitin 1983 ai shkroi nën pseudonim, një libër autobiografik, por i bindur se fotografia në kapakun e tij e përshkroi atë si një gangster pa vlerë, denoncoi botuesin e tij.

Image

JOE VALACHI: i penduari. Joseph Valachi (1903-1971) ishte i penduari i parë i madh, ai që foli publikisht për ekzistencën e mafies dhe e përcaktoi atë me termin “Cosa Nostra”. Me origjinë nga Rumania, ai jetonte në Nju Jork në kontakt të drejtpërdrejtë me më të fuqishmit e koskave mafioze (ai ishte shoferi i Gaetano Reina, të klanit të fuqishëm të Joe Masseria) dhe mori pjesë në Luftën e Mafias të promovuar nga Joe Masseria, Vito Genovese dhe Lucky Luciano kundër koskes rivale napoletane. Rrëfimet e tij ndihmuan në rindërtimin e strukturës së organizatës mafioze dhe në kuptimin më të mirë të rregullave që qeverisin mafien. Ai vdiq nga një sulm në zemër pas një përpjekje për vetëvrasje (1971): historia e tij frymëzoi karakterin e Frankie Pentangeli në The Godfather II (Francis Ford Coppola, 1974).

Image

JOE MASSERIA: Shefi. Në Amerikë e quanin Joe Masseria (1886-1931), ose Joe Shefi, por emri i tij i vërtetë ishte Giuseppe Masseria. Fillimisht nga Castellammare del Golfo, në krahinën e Trapanit, në moshën 43 vjeç, ai fitoi një emër të denjë, diçka si “njeriu që mund të shmangej plumbat”, për shkak të një pritë nga e cila doli mrekullisht pa pasoja dhe me dy vrima plumbi në kapelen e kashtes. Që nga viti 1920 ai komandoi bandën Morello, një nga klanet më të fuqishme në Nju Jork. Urdhwruesi i vrasjes së tij në vitin 1931 ishte bosi Lucky Luciano gjatë konfliktit italiao-amerikan, për të marrë drejtimin e organizatës në Nju Jork mes Maranzano dhe Masseria.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme