Magjia e qytetit të “Një mbi një dritareve”

Magjia e qytetit të “Një mbi një dritareve”

24 nëntor 2017 13:48

Berat, 24 nëntor - Berati, qyteti i “Një mbi një dritareve” mbetet një nga grishjet më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës.

I listuar ndër qytetet më të bukura të Evropës, qyteti 2400-vjeçar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike, me një shumëllojshmëri strukturash fetare.

Për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore Berati, në vitin 1961 u shpall qytet muze, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Qyteti i Beratit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, pa lënë pas edhe ata vendas. Fakti që qyteti i Beratit tashmë është pjesë e UNESCO-s, por dhe vlerat e veçanta kulturore dhe historike që kjo zonë mbart ndër vite kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për ta vizituar.

Kjo fotogaleri e ATSH-së sjell pak nga magjia e këtij qyteti të “Një mbi një dritareve”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme