Gjendjet zgjidhja kundër ngrohjes globale?

Gjendjet zgjidhja kundër ngrohjes globale?

23 nëntor 2017 14:59

Acidet yndyrore të lëshuara në ajër nga gatimi mund të ndihmojnë krijimin e reve që kufizojnë ngrohjen globale.

Shkencëtarët besojnë se molekulat në fjalë arrijnë të vetorganizohen në struktura komplekse 3D në piklat atmosferike. Këto “aerosole” rezistojnë më gjatë se normalja dhe mund të shërbejnë si “bërthamë” për formimin e reve me efekt ftohës ndaj klimës.

Autorët ndajnë bindjen se studimi do të hedhë një dritë të re mbi rolin afatgjatë që kanë “aerosolet” te temperaturat.

Kur vjen fjala tek “aerosolet” atmosferike, pasiguritë aty janë të konsiderueshme. Ato përshkruhen si një grumbullim i grimcave të vogla të ngurta, apo të lëngëta, që mund të kenë ndikime të ndryshme. Shumica e “aerosoleve” e reflektojnë dritën e diellit në hapësirë, ndërsa të tjerë e absorbojnë atë.

Me këtë logjikë pretendohet se, “aerosolet” dhe retë e “mbjella” prej tyre të reflektojnë rreth një të katërtën e energjisë së Diellit mbrapsht në hapësirë.

Prej kohësh është diskutuar që emetimet e molekulave të acideve yndyrore nga fritezat, tiganët e tenxheret mund të veshin me një lloj shtrese grimcat e “aerosoleve”, por kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë parë rolin e tyre brenda piklave atmosferike dhe zbulimi është befasues.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme