Anija e mallkuar e Titos në Atlantik

Anija e mallkuar e Titos në Atlantik

23 nëntor 2017 14:02

Anija e njohur Lyubov Orlova me vite lundron pa ndonjë cak në Oqeanin Atlantik dhe herën e fundit është parë në vitin 2013, 1.000 kilometra larg bregdetit të Irlandës.

Ekipi i filmit dokumentar të “Science Channel” tash spekulon se kjo është anija, e cila para disa ditëve është parë në brigjet e Kalifornisë, edhe pse një gjë e tillë tingëllon e pamundur.

MV Lyubov Orlova, anija që mori emrin sipas aktores ruse të teatrit, u ndërtua në vitin 1976 në Kralevicë me porosi të kompanisë ruse Far Eastern Shipping nga Vladivostoku, e cila synonte që kjo anije të ishte mjeti kryesor për ekskursione në Antarktik. “Çdo gjë në këto anije ishte prodhim vendor. Çeliku, motorët e anijes, mobiliet, instalimet. E vetmja gjë që rusët kërkuan në këtë seri anijesh të ngarkesave të pasagjerëve ishin pajisjet e navigimit dhe pajisja e plotë e kuzhinës. Përgjigjen e kësaj arsyeje nuk e kemi marrë asnjëherë”, ka thënë për mediat kroate Bozhidar Devçiq, ish-kreu i Zyrës Teknike.

Anija jugosllave për vite u ka rezistuar me sukses stuhive e deri te akullnajat, dhe detyrat e saj i ka ekzekutuar me sukses deri në vitin 2006.

Megjithatë, për shkak të borxhit prej 251,000 dollarëve të pronarëve, anija u ndalua në Shën John në Newfoundland më 2010. Dy vjet më vonë, anija iu shit Neptune International Shipping.

Kompania është dashur të lëvizë Orlov në Republikën Domenikane, ku do të çmontohej anija dhe të shesin atë që mund ta shesin. Vetëm një ditë pasi anija është tërhequr nga porti, u këput litari i sigurisë.

Ekuipazhi i rimorkiatorit u përpoq ta kapte pa sukses anijen e braktisur, por valët e larta dhe erërat e fuqishme i penguan.

Anija shpejt hyri në ujërat ndërkombëtare dhe Ministria e Trafikut Kanadez tha se nuk ishte më një kërcënim për kompanitë kanadeze dhe pse ata e lanë atë.

Në vitet e fundit anija është parë duke lundruar pa drejtim nëpër Atlantik, ndërsa mediat britanike raportojnë se anija duket të jetë e mbushur me plot minj kanibalë, të cilët gllabërojnë njëri-tjetrin që të mbijetojnë.

Anija e prodhimit të Jugosllavisë peshon 4.000 ton dhe mund të mbante 110 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Edhe pse në fillim u mendua se kjo është anija që ngeci në rërë në brigjet e Kalifornisë, edhe pse kjo tingëllon e pamundur, është konfirmuar se një anije e ngjashme në Paqësor ishte kazino e mafisë dhe nuk ka të bëjë me anijen e prodhimit jugosllav.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme