Për t’i shpëtuar boshatisjes, fshati zviceran ofron 70 mijë franga familjeve që shkojnë për të jetuar aty

Për t’i shpëtuar boshatisjes, fshati zviceran ofron 70 mijë franga familjeve që shkojnë për të jetuar aty

21 nëntor 2017 10:01

Banorët e fshatit zviceran Albinena të Kantonit Valai brenda dhjetë ditësh do të vendosin për politikat e reja me të cilat do të tërheqin të huajt që janë të gatshëm të jetojnë në fshat, duke iu ofruar para, rreth 70 mijë franga zvicerane për familje katër anëtarësh, transmeton Koha.net.

Fshati i vogël në të cilin aktualisht jetojnë 240 banorë, është një nga shumë sosh në Zvicër të cilat gjatë viteve të fundit po përjeton shpërngulje të madhe të popullatës.

Plani i Këshillit Lokal është që familjeve ose individëve, të huaj, që vendosin të blejnë ose të ndërtojnë shtëpi në Albinen, me disa kushte, t’u dhurojnë nga 25 mijë franga për secilin person të rritur të familjes dhe 10 mijë franga shtesë për secilin fëmijë, transmeton Koha.net.

Një familje katër anëtarëshe, sipas këtij propozimi, do të fitonte një bonos me vlerë 70 mijë frangash zvicerane.

Por janë disa kushte që duhet plotësuar.

Personat e rritur duhet të jenë më të rinj se 45 vjeç dhe të japin pëlqim të jetojnë në këtë fshat më së paku për dhjetë vjet. Për blerjen ose ndërtimin e shtëpisë duhet të investojnë së paku 200 mijë franga dhe patundshmëria duhet të jetë shtëpi e përhershme dhe jo shtëpi vikendi.

Parat nga autoritetet lokale i marrin pa kthim, pos në rastin nëse dikush vendos të braktis fshatin para se të skadojë afati prej dhjetë vjetësh.

Autoritetet lokale janë të bindura se këto masa janë të pranueshme për të gjithë.

Albinena është fshat që gjendet në lartësi mbidetare 1300 metra, me shikim nga Rona.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme