Qeni “ngordh nga dashuria” për pronarin që e braktisi në aeroport

Qeni “ngordh nga dashuria” për pronarin që e braktisi në aeroport

19 nëntor 2017 13:35

Një qen ka ngordhur pasi ‘iu thye zemra”, kur u braktis në një aeroport nga pronari i saj.

Historia e qenit, të gjinisë femër, që “ngordhi nga dashuria”, nisi në aeroportin Bucaramanga në Kolumbi.

“Nube Viajera”, që përkthehet ‘Reja endacake’, u la në terminal nga pronari për më shumë se 4 javë, transmeton KJ.

Veterinerët etiketuan shkakun e ngordhjes së saj depresionin.

Pasi u braktis nga pronari, qeni e ka kërkuar atë gjatë gjithë muajit në aeroport. Udhëtarët e kanë parë nëpër salla duke e kërkuar dhe kjo gjendje pritjeje ka përkeqësuar shëndetin e saj, deri sa ajo filloi të mos ushqehej më.

Pavarësisht mjekimeve nga veterinerët shëndeti i saj u përkeqësua dhe ra në depresion përpara se të ngordhte.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme