Kuriozitet

Del në shitje jahti “Adriatik” i Titos

Qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije përmes profilit në Twitter se jahti i dikurshëm i Titos, “Jadranka” (Adriatiku) do të dalë në shitje përmes ankandit publik me çmim fillestar prej 80.000 eurosh.

“Jahti i dikurshëm i Titos, “Jadranka” (Adriatiku), i ndërtuar në kantierin “Kraljevica”më 1977, u deklarua e tepërt për nevojat e organeve shtetërore të Malit të Zi”, shkruan në postimin e publikuar në Twitter, transmeton Koha.net.

Anija e dikurshme presidenciale e marshallit Josip Broz Tito në fillim të muajit është vendosur në një hendek të thatë.

Punëtorët e kompanisë së specializuar për servisimin e mega-jahtit, OMC, e larguan atë nga porti i Tivarit, të cilin, për qëllime protokolli, e përdorte edhe shteti i Malit të Zi. Anija ka vite që nuk ka lundrua.

Jahti motorik është i gjatë 34 metra dhe i gjerë 8 metra, dhe vihet në lëvizje përmes dy motorëve dizel.