Pitoni në kopshtin e fëmijëve, gllabëron macen

Pitoni në kopshtin e fëmijëve, gllabëron macen

14 nëntor 2017 17:14

Një piton gjigant ka kaluar rrethimin e vendosur në një kopsht në Bangkok të Tailandës dhe ka ngrënë macen e kësaj qendre.

Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk është lënduar nga pitoni, por drejtuesit e kopshtit njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe para se të largonin gjarprin gjigant ndërmorën një mision të pamundur.

Me kërkesën e drejtuesve të kopshtit, ata u përpoqën që të nxirrnin macen nga barku i pitonit, me shpresën se do të ishte akoma gjallë.

E pas disa minutash, ata ia arritën me sukses, por fatkeqësisht macja nuk kishte më shenja jete.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme