Kuriozitet

Norvegjia dëshiron të ndërtojë tunelin e parë në botë për anije

Norvegjia ka pasur tunelin më të gjatë rrugor në botë, i ndërtuar në vitin 1990, 24 kilometra, transmeton koha.net.

Tani, ky shtet është duke konstruktuar tunelin e parë në botë për anije ku do të kalojnë rreth 70 deri 120 anije në ditë.

Siç është cekur nga BBC News, tuneli ka fituar mbështetjen e publikut qysh në vitin 1980, ndërsa tani Administrata Bregdetare Norvegjeze (NCA) ka nisur studime të fizibilitetit për të parë se si do të realizohet ai.

“Ky projekt duhet të mbështetet dhe financohet nga Parlamenti norvegjez, i cili sipas dizajnit të tanishëm, do të kushtojë 117 milionë dollarë”, ka thënë menaxheri i projektit Terje Andreassen, transmeton koha.net.

Nëse ky plan aprovohet, ndërtimi mund të filloj në fillim të vitit 2019, ka thënë Andreassen.

Ai do të jetë 45 metra i gjatë dhe 35 metra i gjerë.

Kështu do të duket ai:

{gallery}