“Amerikan Black Friday” që gjithkush do ta donte

“Amerikan Black Friday” që gjithkush do ta donte

10 nëntor 2017 14:50

Dreka e “Ditës së falënderimeve” është shumë e famshme. Kjo ditë është pushim në gjithë Amerikën. Pjata kryesore pa dyshim që është gjeli i detit. Ëmbëlsirë tradicionale e “Thanksgiving Day” janë patatet e ëmbla me sheqer, erëza dhe gjalpë, që quhet “Yam” dhe torta me kungull. Por nuk mbaron me kaq. Kjo ditë ndiqet edhe me një festë tjetër, siç është “Black Friday” apo e “E premtja e zezë” që në SHBA hap sezonin e blerjeve.

E “Premtja e zezë”, ngjarje klasike e pazareve amerikane, bie në çdo të katërtën të premte të nëntorit çdo vit, që sivjet bie më 24 nëntor. Pse? Epo, sepse është dita pas “Falënderimeve”, e cila është një festë publike në SHBA.

Nuk duhet të vijë si befasi që kjo është ngjarja më e madhe tregtare e vitit në Shtete të Bashkuara. Me kaq shumë oferta të mahnitshme të së “Premtes së zezë” ndodhin gati një muaj para Krishtlindjeve dhe si e tillë trajtohet nga shumë amerikanë (si dyqanet, ashtu edhe blerësit), si fillimi zyrtar i sezonit të blerjeve.

Në Shtete të Bashkuara të Amerikës, kjo ditë vë në punë me orare të zgajtura bizneset për të akomoduar fluksin e madh të blerësve me kërkesat e mëdha për produktet me çmime më të lira se çdo ditë tjetër e vitit.

“Black Friday” është e vetmja ditë e vitit që amerikanët edhe mund të “tundohen” pasi zgjohen në orën 3 të mëngjesit për të marrë ofertat më të mira siç mund të jetë ajo e një televizori të sheshtë, (Flat Tv Screen) pasi ditëve të tjera të vitit, çmimi i përballueshëm për shumëkënd ishte vetëm një vështrim.

të ketë gjithashtu mbingarkesa në rrugë për në destinacione të njohura tregtare. Historia e “Black Friday”-t ka filluar më herët seç mendojnë njerëzit. “E premtja e zezë” është titulli që iu dha ditës së blerjeve pas “Ditës së falënderimeve” në Amerikë, kur turmat e blerësve iu qasen dyqaneve në të gjithë vendin për të përfituar nga pazaret më të mëdha për pushime të fundvitit. “E Premtja e zezë” quhet sepse njerëzit shkaktuan aksidente trafiku dhe nganjëherë edhe dhunë pasi “American Black Friday” ka qenë gjithmonë e shoqëruar me ulje të shumë produkteve si në laptopë, televizorë dhe teknologji të tjera. Prandaj është koha e përkryer për të marrë më të mirën nga ofertat e shitësve.

Fryma e “American Black Friday” tashmë ka filluar të bëhet gjithnjë e më e famshme. Rreth 20 vende të ndryshme të botës kanë zbatuar festën “American Black Friday” si: Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re, Japonia, Rusia, India, tashmë festojnë “American Black Friday “ në vende të tyre.

“American Black Friday” - një festë që gjithsecili do të donte ta përjetonte. Siç thonë amerikanët, “Happy Shopping!” “Pazar i lumtur!”

Më poshtë gjeni disa fakte interesante rreth “American Black Friday”-t.

1. Në Amerikë më shumë njerëz planifikojnë të bëjnë blerje gjatë “Black Friday”-t se sa të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

2. Më shumë se 30% e amerikanëve blejnë gjatë “Black Friday”-t. Gjatë vitit të kaluar rreth 102 milionë persona ishin pjesë e blerjeve në këtë ditë.

3. Që nga viti 2005 “Black Friday” ka qenë dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit.

4. Ka pasur njoftime të shumta për dhunën që ndodh ndërmjet blerësve gjatë blerjeve në “Black Friday”.

5. Sipas statistikave të të “Google”-t, kërkuesit “online” fillojnë të shikojnë rreth “Black Friday”-t prej 14 tetorit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme