Supermeni suedez që fluturon me shpejtësi deri në 250 km në orë

Supermeni suedez që fluturon me shpejtësi deri në 250 km në orë

10 nëntor 2017 09:58

Ai është supermeni suedez dhe është piloti më i ri me uniformë me krahë (wingsuit) që ka fluturuar nëpërmjet objekteve me një shpejtësi deri në 250 kilometra në orë.

Ky është 23-vjeçari Anton Andersson.

"Kam pasur një ëndërr që vazhdimisht më është paraqitur kur kam qenë i ri. Ëndërroja veten duke vrapuar nëpër një kodër dhe pastaj thjesht lëshohesha dhe fluturoja", thotë Anton Andersson, derisa gjendet në kampin e tij stërvitor në Kaliforni, shkruan sot Koha Ditore.

Ëndërrimi për të fluturuar mund të jetë i zakonshëm, por përveç fluturimit me aeroplan, pak njerëz mendojnë të fluturojnë ndryshe. Vetëm tre vjet më parë, Andersson ishte një 20-vjeçar që po merrte orë shtesë të matematikës për t'u pranuar në fakultetin e inxhinierisë në Gothenburg. Pastaj ai bëri një zhytje në dyshe nga qielli - hapi i parë standard për t'u futur në botën e parashutizmit, në të cilin fillestari bën kërcimin derisa ndihmohet nga instruktori që e mban afër vetes.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme