Delet mund të njohin në foto… Obamën dhe Emma Watson!

Delet mund të njohin në foto… Obamën dhe Emma Watson!

09 nëntor 2017 11:25

Paris, 9 nëntor – Delet janë të afta të njohin ish-presidentin amerikan, Barack Obama në një foto pasi e kanë parë disa herë, si dhe aktoren, Emma Watson, sipas një studimi të publikuar.

“Dihej tashmë se delet ishin të afta të njihnin personat. Këto ripërtypëse, veçanërisht ato që jetojnë në kope të vogla, siç transmeton ATSH, arrijnë më lehtësisht ta dallojnë pronarin e tyre nga një i huaj”, theksoi Jennifer Morton, nga Universiteti i Cambridget, bashkautore e studimit të publikuar në “Royal Society Open Science”.

“Por, kapaciteti i tyre për të mësuar të njohin një person duke nisur nga një foto me dy dimensione është e habitshme sepse kjo kërkon një proces cerebral kompleks”, theksoi ajo.

Studiuesit e departamentit të fiziologjisë dhe të neuroshkencës në Universitetin e Cambridget kanë trajnuar tetë dele për të njohur fytyrat e njerëzve të famshëm duke iu shfaqur foto në kompjuter disa herë.

Përveç imazhit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe aktores së njohur për rolin në filmat Harry Potter, delet janë parë të përqendrohen në portretin e britanikes, Fiona Bruce, prezantuese televizive dhe në atë të Jake Gyllenhaal, aktor dhe regjisor amerikan.

“Ne kemi zgjedhur këta persona sepse kishte shumë imazhe të tyre të disponueshme në internet, herë përballë dhe herë në kënde të ndryshme”, theksoi Jennifer Morton.

“Dhe ne ishim të sigurt që delet tona nuk kishin pasur kurrë rastin t’i tregonin!”, shtoi ajo.

Delet kishin të drejtë për një rikompesim (ushqim) çdo herë që arrinin të dallonin foton e personit të njohur nga fotoja e një objekti apo e një personi të panjohur që shfaqej në një ekran fqinj.

Për fotot ballore, delet kanë arritur testin tetë herë nga 10.

Për fotot, ku fytyra e personazhit të njohur ishte kthyer në një drejtim, performanca e tyre binte në 66 për qind, afër asaj të një qënie njerëzore në të njëjtën situatë”, konfirmojnë studiuesit.

“Delet janë të afta të trajtojnë informacionet mbi një qenie njerëzore pa pasur nevojë për një persona real në 3D”, zbulon Jennifer Morton.

Studiuesit kanë treguar më në fund për ripërtypësit një imazh të trajnerit të tyre, të cilin nuk e kishin parë kurrë në foto, pëkrah fotos së një të panjohuri. Pas një konfuzioni, kafshët kanë zgjedhur trajnerin e tyre familjar në 72 për qind të rasteve.

“E gjithë kjo tregon se delet posedojnë kapacitete të njohjes faciale të ngjashme me ato njerëzore dhe majmunëve”, përfundon studimi

Komentet

Shto koment

Të ngjashme