Një asteroid merr emrin e vajzës nga Kosova

Një asteroid merr emrin e vajzës nga Kosova

09 nëntor 2017 08:36

Një asteroid ose planet i vogël është emëruar me emrin e themelueses së “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera Hyseni.

Ishte vetë ajo Pranvera e cila ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ku është shprehur e priveligjuar me këtë titull që ka marrë.

“Është privilegj i madh për mua dhe klubin Astronomy Outreach of Kosovo që një asteroid të emërohet me emrin tim. Vërtetë mbeta pa fjalë! Ndjehem njeriu më i lumtur në botë. Faleminderit Rik Hill dhe Minor Planet Center.” ka shkruar ajo në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

Ky asteroid është zbuluar në vitin 2000 nga Catalina Sky Survey.

Në faqen e Unionit Ndërkombëtar të Astronautëve, Pranvera përshkruhet si një përfaqësuese entuziaste e Kosovës në Astronomi.

22-vjeçarja nga Vushtrria është themeluesja e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, që është programi më i lartë për shpërndarjen dhe popullarizimin e astronomisë në Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme