Nga Petra në Jordani deri te Koloseu në Itali, 7 mrekullitë e botës

Nga Petra në Jordani deri te Koloseu në Itali, 7 mrekullitë e botës

08 nëntor 2017 12:28

Muri i Madh i Kinës, qyteti Petra në Jordani, Koloseu në Romë, siti arkeologjik Itza në Meksikë, Machu Picchu në Peru, Taj Mahal në Indi dhe Krishti Shëlbues në Rio de Janeiro janë shpallur mrekullitë e botës moderne më 2007 dhe prej aty duhet të kalojnë direkt në listën tuaj të vendeve që duhen vizituar të paktën një herë në jetë.

Një listë e tillë u hartua nga Bernard Weber në Sidney në vitin 2007 gjatë Olimpiadës, duke njoftuar një referendum në internet që përfshinte miliona njerëz, transmeton Shqiptarja. Zgjedhjet e tyre bënë të mundur përcaktimin e atyre që ishin shtatë mrekullitë e botës moderne.

Muri i Madh Kinez: i shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 1987, Muri i Madh shtrihet për rreth 8,851 km, duke filluar nga Gjiri i Liao-Tung dhe duke prekur Kia-gu në Tibet. Thuhet se ndërtimi është i dukshëm nga hapësira.

Qyteti Petra në Jordani: i shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1985, ka një histori të pasur dhe të larmishme, nga kryeqytet në vendin e dedikuar për bizneset, duke kaluar edhe nëpër fatkeqësitë natyrore. Fasadat shumë interesante të saj janë gdhendur dhe shumica e hapësirave janë përdorur si varre.

Koloseu Itali: Në qendër të qytetit të përjetshëm shtrihet amfiteatri më i madh në botë, ndërtesa në formë ovale që mund të strehojë deri në 75,000 njerëz. Kjo është një nga atraksionet më të mëdha turistike në Itali, e cila përdorej për të pritur ngjarjet më të njohura shoqërore nga ndeshjet mes gladiatorëve deri edhe tek operat mitologjike klasike.

Siti Arkeologjik Itza në Meksikë: kompleksi arkeologjik i madh, një nga më të famshmit dhe më të ruajturat në botë, është vendosur në veri të Gadishullit Jukatan dhe është një nga atributet më të rëndësishme të popullsisë së lashtë Mayan. Me rastin e ekuinokseve, mund të shihet një lojë e veçantë e dritave që duken si një gjarpër me pendë

Machu Picchu në Peru: vendndodhja më e famshme arkeologjike e Perusë dhe trashëgimia e çmuar Inka qëndrojnë në luginën e quajtur Uruubamba. Vetë emri, që do të thotë “mali i vjetër”, është emblematik i pozicionit dhe strukturës së saj: ngrihet në 2.453 m mbi nivelin e detit dhe është një qytet i lashtë i vërtetë i rrethuar nga tempuj, tarraca, kanale të ujit dhe i ndarë në sektorë.

Taj Mahal në Indi: Mauzoleumi historik i Agrës ka qenë gjithmonë një nga strukturat më interesante të arkitekturës muslimane në Indi. E ndërtuar nga perandori Shah Jahan në vitin 1632 dhe për më shumë se 30 vjet i përfshira në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, është një përkujtim i dedikuar për mbrojtësin më të preferuar të sovranit.

Krishti Shëlbues në Rio de Janeiro: në majë të Corcovado qëndron Krishti i Shëlbimit 700 metra i lartë i stilit Art Deco, i bërë nga guri betoni dhe saponiti, duke shtrirë krahët dhe duke mirëpritur popullatën. Simbol i qytetit ka pasur imitime të panumërta me kalimin e kohës. Për të arritur të shihni nga afër origjinalin duhet të provoni të ngjitni 222 hapa ose të përdorni 3 ashensorë panoramikë dhe 8 shkallë lëvizëse.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme