Gjashtë persona izolohen për simulimin e një fluturimi drejt Hënës

Gjashtë persona izolohen për simulimin e një fluturimi drejt Hënës

08 nëntor 2017 11:58

Tre burra dhe tre gra u izoluan për 17 ditë në një modul special të ndërtuar në Moskë, në formën e një eksperimenti që simulon një fluturim drejt Hënës

I emërtuar SIRIUS (Scientific International Research In Unique terrestrial Station) dhe e parashikuar për pesë vite në total, eksperienca e kryer në bashkëpunim me NASA-n, synon kryesisht për të avancuar një sistem të ndihmës mjekësore për fluturimet ndërplanetare.

“Më parë bëhej fjalë për pushtimin e hapësirës, tashmë kemi të bëjmë më të jetuarit dhe të punuarit në hapësirë dhe për ta bërë të shfrytëzueshme”, tha për median Oleg Orlov, i cili drejton projektin.

“Është një punë metodike që synon për të përpunuar teknologji që do të sigurojnë jetesën e njeriut në hapësirë”, theksoi ai.

Faza e para 17-ditore, përfaqëson kohën e nevojshme për të fluturuar drejt Hënës, që bën turin në orbitën e saj dhe për t’u rikthyer në Tokë”, sipas Orlov.

“Hapat e mëvonshme parashikojnë eksperienca të izolimeve të ngjashme 4, 8 dhe 12 muaj”, saktësoi ai.

Në mesin e temave kryesore që do të bëhen objekt studimi i misionit të parë SIRIUS renditet edhe ai i përcaktimit të gjinisë.

”Është hera e parë në historinë ruse apo sovjetike që një ekuipazh hapësinor të përfshijë më shumë se një grua”, tha për median një psikolog i pranishëm në projekt, Vadim Gouchtchine, i Institutit moskovit të Problemeve Mjekësore dhe Biologjike.

Tre gra, kosmonautja Anna Kikina, 33 vjeçe dhe dy hulumtuese në fiziologji, Elena Loutchitskaia (37 vjeç) dhe Natalia Lyssova (27 vjeç) iu bashkuan në këtë ekuipazh të parë SIRIUS tre burrave, kosmonautit Mark Serov, inxhinierit gjerman me origjinë ruse Viktor Fetter dhe mjekut Ilia Roukavichnikov, i specializuar në mjekësinë hapësinore.

“Me këtë ekuipazh miks, ne do të studiojmë se çfarë mund të ndodhë kur rritet numri i grave”, sqaroi Gouchtchine.

Të mbyllur në një modul 250 metra kub duke imituar një anije hapësinore, të gjashtë anëtarët e ekuipazhit premtuan të bëjnë të pamundurën për t’ia dalë në misionin e tyre, që përfshin jo vetëm eksperimente psikologjike në izolim, por gjithashtu eksperimente mjekësore kryesisht në vëzhgimin e ritmit kardiak.

“Jam i bindur se do të përmbushim të gjithë detyrat e përcaktuara”, siguroi Mark Serov, i emëruar komandant i bordit, para se të hynin në modul.

Rusia aspiron të hapë një bazë shkencore në Hënë dhe parashikon të kryejë fluturimet e saj të para në Hënë deri në 2031.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme