Burundi ndalon lidhjet jashtëmartesore, çifteve afat të martohen deri në fund të vitit

Burundi ndalon lidhjet jashtëmartesore, çifteve afat të martohen deri në fund të vitit

08 nëntor 2017 09:16

Në Burundi, shtet në Afrikën lindore, janë ndaluar lidhjet jashtëmartesore dhe nga çiftet është kërkuar që të martohen deri në fund të vitit.

Sipas mediave lokale, projektligji i paraqitur në muajin maj që parashihte ndalimin e lidhjeve jashtëmartesore është firmosur nga ana e presidentit të shtetit, Pierre Nkurunziza.

Po ashtu, çifteve në lidhje jashtëmartesore u është dhënë afat deri në fund të vitit për t'i zyrtarizuar lidhjet e tyre në kishë ose përmes kurorëzimit zyrtar.

Siç thuhet, kjo praktikë synon ruajtjen e vlerave morale të shoqërisë dhe shmangien e viktimizimit të grave dhe fëmijëve.

Burundi ka shkallë të lartë të lindjeve jashtëmartesore. Në këtë vend, fëmijët e lindur si rezultat i këtyre lidhjeve nuk kanë të drejtë trashëgimie, ndërkohë që edhe për gratë nuk ekziston ndonjë status ligjor.

Nga ana tjetër, një pjesë e vendit është e mendimit se kjo praktikë është në kundërshtim me besimin, kulturën dhe traditat e shoqërisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme