Droni zbulon se një pjesë e pyllit në Serbi i mbrojtur nga UNESCO është zhdukur

Droni zbulon se një pjesë e pyllit në Serbi i mbrojtur nga UNESCO është zhdukur

06 nëntor 2017 14:26

Qeveria rumune ka premtuar të veprojë kundër prerjeve ilegale, pasi aktivistët treguan se një copëz nga një pylli i mbrojtur ishte zhdukur.

Një anëtar i publikut publikoi pamjet dramatike të kapura me një dron në Parkun Kombëtar të Semenicës në kufirin me Serbinë, duke treguar se rreth 50 hektarë pyll ishte “zhdukur”.

Parku u Semenicës është një nga pyjet më të mëdha të ahut në Evropë dhe ishte përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s këtë verë.

Aktivistët thonë se problemi kryesor është dështimi i ministrisë së mjedisit për të hartuar një plan për të kufizuar prerjet në park, transmeton Syri.net.

“I kemi kërkuar qeverisë ta zgjidhë këtë problem për 13 vitet e fundit”, ankohen ata.

Megjithëse pamjet e dronit kanë shkaktuar trazira në media, deputetët e opozitës kanë kërkuar masa urgjente nga qeveria për muaj me radhë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme