Referja dëshiron të shikohet loja e jo ajo

Referja dëshiron të shikohet loja e jo ajo

06 nëntor 2017 09:28

Shumica e referëve më tepër do të preferonin të kalonin një pasdite në karrigen e dentistit sesa të shihnin emrin e tyre në ballina të gazetave. Në botën e tyre, anonimiteti nënkupton se është bërë puna mirë.

Kështu që duhet t'i falet Bibiana Steinhausit kur rrotullon sytë derisa mendon se sa herë emri i saj është përmendur në lajme të futbollit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ishte një ndeshje e meshkujve që e referoi shtatë vjet më parë kur një lojtar aksidentalisht ia preku gjoksin.

Ishte një kohë në vitin 2014 kur Pep Guardiola, trajneri i Bayern Muenchenit atëbotë, aksidentalisht vuri dorën në të - fillimisht në zemërim, e më pas duke kërkuar falje - derisa ajo po bënte punën e referit të katërt.

Ishte një ndeshje e Kupës së Gjermanisë, këtë verë, kur Franck Ribery në shaka ia kishte zgjidhur lidhësen e këpucëve para një gjuajtjeje të lirë.

Steinhaus 38-vjeçare, kishte shmangur me mençuri këto momente kur ndodhën, por për zemërimin e saj, secili incident ishte kapur në video, dhe secili kishte bërë bujë.

“Unë punoj fort për 20 vjet dhe bëhem e famshme për ato gjëra?” thotë Steinhaus, derisa qesh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme