I kërkon falje gruas në formë të çuditshme, bëhet hit në Britani

I kërkon falje gruas në formë të çuditshme, bëhet hit në Britani

04 nëntor 2017 15:36

Është zgjedhur misteri i mbishkrimit gjigant “Sue X” në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.

Me hashtagun #WhoIsSue fotografia e emrit Sue X në një livadh diku në Oxfordshire bëri xhiro nëpër Britani pasi askush nuk dinte mesazhin që fshihej prapa tij.

Prapa këtij mbishkrimi fshihej një grua, burri i së cilës me këtë mbishkrim i kishte kërkuar falje për një problem që kanë pasur.

Mbishkrimi u zbulua nga një pilot policie që po patrullonte mbi Oxfordshire.

“Supozoj se babai dëshiroi t’ia shprehte dashurinë asaj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë djali i tyre George Graham.

Fotografia e mbishkrimit që e krijoi Murray Graham u shpërnda më shumë se 650 herë në Twitter saqë krijoi teori konspirative se ky ishte mbishkrim jashtëtokësorësh.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme