Çdo prind duhet ta shohë këtë video

Çdo prind duhet ta shohë këtë video

03 nëntor 2017 18:23

Një nënë ka postuar videon e djalit të saj 9-muajsh që mëson të qëndrojë vetë sipër ujit.

Australiania Roxanne Turner e postoi në Facebook klipin e shkurtër, që tregon se si instruktorja e notit e hedh me kokë në pishinë vogëlushin, i cili, pas pak sekondash përpjekjeje arrin të qëndrojë mbi ujë.

Edhe pse shumë personave mund të mos i duket normale kjo gjë, Turner thotë se djali i saj ka qenë në kurs për dy muaj me radhë përpara se të mësonte të qëndronte mbi ujë pa ndihmë, transmeton TCH.

Në Australi, 1 në 10 mbytje është një fëmijë nën 4 vjeç dhe për këtë arsye bebet mësohen se si të qëndrojnë mbi ujë derisa të vijë ndihma.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme