Kompania japoneze shpërblen jo duhanpirësit me disa ditë pushim

Kompania japoneze shpërblen jo duhanpirësit me disa ditë pushim

03 nëntor 2017 10:25

Punonjësit jo duhan pirës në një kompani japoneze kanë fituar gjashtë ditë ekstra pushim, pas ankesave që bënë, për shkak se punonjësit tjerë duhanpirësit po merrnin pauza të shumta gjatë orarit të punës.

Duke përcjellë sugjerimin e stafit, firma e marketingut Piala u ka ofruar punonjësve të saj jo duhanpirës ditë shtesë në formë pushimi që nga shtatori.

Drejtori për planifikim i korporatës, Hirotaka Matsushima, i cili vetë është jo duhan pirës, tha se skema ishte “shumë e popullarizuar”.

Kompania mori vendim për të shpërblyer jo duhan pirësit, pasi punonjësit tjerë duhan pirës merrnin pauza të shumta të shkurtra.

Problemi është ekzagjeruar nga fakti se kompania ndodhet në katin 29 të ndërtesës, dhe duhet bërë 15 minuta rrugë për të shkuar deri në zonën e duhanpirjes dhe për t’u kthyer prapa në punë.

Mbi 20% e japonezëve janë duhanpirës, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Pirja e duhanit është më shumë e pranishme në mesin e meshkujve dhe gjeneratave të vjetra.

Ligjet vendore ndalojnë pirjen e duhanit në rrugë dhe rajone të caktuara, por shumica e restoranteve dhe bareve ende e lejojnë.

Sidoqoftë, lobi i fuqishëm i duhanit në Japoni ka kundërshtuar ashpër ligjet e reja kundër pirjes së duhanit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme