Asteroidi që shfarosi dinozaurët, shndërroi Tokën në një botë të akullt

Asteroidi që shfarosi dinozaurët, shndërroi Tokën në një botë të akullt

02 nëntor 2017 15:49

Asteroidi që zhduku dinozaurët para dhjetëra miliona vjetësh ka shkatërruar pothuajse tri të katërtat e bimëve dhe kafshëve, si dhe shndërroi tokën në një botë të akullt, tregon një studim i ri.

Asteroidi ka lëshuar tri herë më shumë sulfur në ajër se sa që ishte llogaritur, duke e bërë planetin më të ftohtë, duke ngrirë ujin.

Bashkautori e studimit, Joanna Morgan, nga Kolegji Imperial në Londër, tha se dëshirojnë që përmes këtij studimi të kuptojnë më mirë efektet e rënies së asteroidit në atmosferë.

Studimi është publikuar në Geophysical Research Letters dhe e bën më të qartë vlerësimin se sa sulfur dhe dyoksid karboni janë hedhur menjëherë në atmosferë nga përplasja e asteroidit.

Studimi iu ndihmon shkencëtarëve që të kuptojnë më mitre se si ka ardhur deri te ndryshimi radikal i klimës.

Asteroidi gjigant që goditi Tokën para 65 milionë vjetësh ishte shtatë mile i gjerë dhe ra në afërsi të Gadishullit të sotëm të Jukatan në Meksiko.

Ai pati konsekuenca globale, pasi hodhi sasi të mëdha të pluhurit, sulfurit dhe dyoksid karbonit në atmosferë.

Pluhuri dhe sulfuri formuan re, të cilat reflektuan në dritën e diellit dhe në mënyrë dramatike ulën temperaturat në Tokë, transmeton kp

Një studim i mëhershëm vlerëson se temperaturat kishin shënuar rënie për 26 gradë Celsius.

Rezultatet e reja tregojnë se nga goditja e asteroidit në Tokë janë liruar rreth 325 gigatonë sulfur dhe 425 gigatonë dyoksid karbon në atmosferë, ose dhjetë herë më shumë se sa emetimi i dyoksid karbonit në vitin 2014

Komentet

Shto koment

Të ngjashme