Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Emocionet kalojnë nga hunda!

Trieste, 2 nëntor – Ekziston një lidhje e ngushtë mes perceptimit të erërave dhe emocioneve, që vejn për shkak të një mbivendosje të pjesshme të pjesëve në tru që kontrollojnë perceptimin e erërave dhe atyre ky përpunohen emocionet, sipas një studimi të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste (SISSA) dhe të publikuar në revistën “Scientific Report”.

Kjo lidhje mes emocioneve dhe nuhatjes erdhi pas studimit të një sëmundje të rrallë që quhet alesitimia, që e bën të vështirë përpunimin e emocioneve të përjetuara dhe që prek 10 për qind të popullsisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një grup studiuesish nga SISSA analizoi këtë sëmundje duke përdorur një qasje krejt të pazakontë nëpërmjet testit të nuhatjes.

“Ekziston një mbivendosje e pjesshme në trurin tonë mes zonave që merren me përpunimin e erërave dhe atyre ku përpunohen emocionet. Me një test të tillë është shumë e përshtatshme të studiosh këtë gjendje të veçantë psikologjike”, shpjegon Marilena Aiello, koordinuese e këtij studimi.