Supervullkanët do të na heqin stinën e verës

Supervullkanët do të na heqin stinën e verës

01 nëntor 2017 21:57

Aftësia e oqeaneve për të zbutur efektet negative të shpërthimit të vullkaneve është duke u reduktuar me shpejtësi.

Shkak i kësaj, thonë shkencëtarët është ngrohja globale dhe bashkë me të edhe ngrohja e temperaturave mesatare të ujërave në tokë.

Qendra Kombëtare e Kërkimeve Atmosferike në Kolorado thotë se mundësitë që njerëzimit të mbetet me vite me të tëra pa stinën e verës janë të mëdha, transmeton tch.

Studiuesit rikthehen pas në kohë për të argumentuar këtë përfundim të tyre. Shpërthimi i vullkanit në malin Tambora në Indonezi, në prillin e vitit 1815 ishte aq i fuqishëm sa pati efekte në gjithë globin.

Sipas tyre, në vitin pasaardhës, pra 1816 bota u përball me një klimë shumë herë më të ftohtë dhe vera në shumë zona mungoi thuajse krejtësisht.

Kjo prishi balancat dhe prodhimtarinë në shumë vende, duke shkaktuar edhe një minikrizë sa i përket ushqimit.

Një rast i ngjashëm, thonë shkencëtarët mund të përsëritet brenda këtij shekulli dhe rreziku nuk është vetëm vullkani në malin Tambora, por edhe ai në Vezuv, në Jelloustone apo Krakatoa, të konsideruar si supervullkanët e Tokës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme