Liqeni Kaspik po zhduket ngadalë

Liqeni Kaspik po zhduket ngadalë

31 tetor 2017 17:42

Liqeni më i madh në Tokë, i cili ndodhet ndërmjet territorit të Evropës dhe Azisë, po avullohet, gjë e cila çon deri tek ulja e nivelit të ujit prej shtatë centimetrave në vit.

Shkencëtarët përfundimisht kanë ofruar shpjegimin për uljen e nivelit të ujit, gjë e cila po ndodh që prej vitit 1996, transmeton kp.

Sipas tyre, temperaturat e larta mbi Liqenin Kaspik, të cilat janë rritur për afër një gradë Celsius që nga viti 1979, kanë rezultuar me avullimin e tij.

Nëse trendi aktual do të vazhdojë në të ardhmen, atëherë liqeni mund të bie edhe më tej, duke rrezikuar llojet e gjallesave që jetojnë atje,

Komentet

Shto koment

Të ngjashme