Studenti aksidentalisht krijon eksploziv shumë të rrezikshëm

Studenti aksidentalisht krijon eksploziv shumë të rrezikshëm

16 shkurt 2017 14:55

Ndërtesat e Universitetit të Bristolit janë evakuuar për shkak se një student aksidentalisht ka krijuar një substancë shpërthyese të madhësisë së njëjtë që ishte përdorur gjatë sulmit terrorist në Paris, transmeton koha.net.

Hetimet nga Universiteti Bristol, kanë gjetur se triaceton triperoksidi (TATP) është “formuar në mënyrë të paqëllimshme gjatë një procedure të zakonshme”.

Një kordon policor është ngritur rreth ndërtesës së kimisë në këtë universitet për shkak të këtij incidenti, transmeton koha.net.

Askush nuk është lënduar gjatë shpërthimit të kontrolluar nga ekipi i ekspertëve të bombave.

TATP është përdorur nga militantët gjatë sulmit në Paris, ndërsa më vonë është gjetur edhe autoritetet belge pas sulmit në Bruksel.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme