Rruga më e rrezikshme në botë

Rruga më e rrezikshme në botë

31 tetor 2017 12:25

Ajo mund të konsiderohet si rruga më e rrezikshme në botë, por turistët ende guxojnë të kalojnë përmes saj.

Vendndodhja është në perëndim të Himalajeve dhe eksperienca, siç tregon kjo video e publikuar nga “Daily Mail” është ekstremisht e frikshme.

“Nuk do të guxoja t’i konsideroja të sigurta këto dyer”, thotë një turist që udhëton me një furgon. Por pamja piktoreske është me të vërtetë për t’u shijuar, aq sa dhe tmerruese, transmeton tch.

Në të djathtë të rrugës sheh shkëmbinjtë që “varen” mbi mjetin udhëtues, ndërsa në të majtë një humnerë e jashtëzakonshme, që gjithsesi ka se çfarë të dhuron për të parë.

Gjatë rrugës, bashkudhëtarët zbresin shpesh për të parë fillimisht terrenin, e sigurisht për t’u siguruar nëse është i kalueshëm apo jo nga mjeti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme