Shkelja e njeriut në Hënë më 1969 ndodhi vërtetë 

Shkelja e njeriut në Hënë më 1969 ndodhi vërtetë 

30 tetor 2017 19:58

Është e kuptueshme pse shumë njerëz dyshojnë se ndonjëherë ka pasur ulje në Hënë.

Zbritja e njeriut për herë të parë në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, ishte një arritje monumentale për gjithë njerëzimin.

Megjithatë, ideja themelore midis numrit më të madh të teorive të konspiracionit është se shkuarja Hënë është falsifikuar në një studio të Hollywood-it me aktorë dhe ndriçim profesional.

Tani një video e re në kanalin e TruTV tërësisht zbulon të gjitha teoritë ngacmuese të shkuarjes në Hënë, transmeton Ksp.

Për më tepër, do të ishte e pamundur të realizohej një projekt i tillë në vitin 1969. Ka disa arsye kryesore për këtë. Së pari, hijet e atilla siç shihen në film dhe fotografi, mund të krijohen në studio vetëm nëse objektet ndriçohen nga miliona laserë të shkëlqyeshëm. Laserët në vitin 1969 ishin shumë të shtrenjtë dhe ata kishin vetëm në një ngjyrë – të kuqe.

Në ditët e sotme, ngjyrat e laserit mund të ndryshojnë përmes teknikave, por në atë kohë ka qenë e pamundur montimi në kompjuter.

Përveç kësaj, madje edhe sikur NASA të kishte krijuar fshehurazi një grafikë kompjuteri, të cilën do ta fshihte nga syri i publikut, dikush nga rreth 400,000 punonjës në atë organizatë do të fliste për këtë.

Mbi të gjitha, sekretin e NASA do ta kishin zbuluar edhe udhëheqës të tjerë botërorë, duke përfshirë edhe armikun e atëhershëm të SHBA-së, Rusinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme