Nëna 98 vjeç ndërron azil për të birin 80-vjeçar

Nëna 98 vjeç ndërron azil për të birin 80-vjeçar

30 tetor 2017 11:43

Një nënë 98-vjeçare është transferuar në një tjetër azil për tu kujdesur për të birin e saj 80 vjeç, transmeton TC raportimin e medieve të atjeshme.

Ada Keating, dhe djali i saj, Tom, kanë jetuar gjithmonë bashkë, pasi ai nuk është martuar kurrë. Në 2016 ai u transferua në qendrën e kujdesit Moss View Care në Liverpool, pasi ka nevojë për më shumë ndihmë dhe një vit më pas edhe e ëma e ndoqi për ti qëndruar pranë.

“Unë i kam dhënë gjithmonë natën e mirë Tom në dhomën e gjumit dhe do vazhdoj ta bëj. Nuk do rresht kurrë të jem nënë”, ka thënë zonja Keating, një ish ndihmës-infermiere.

Ndërsa Tom, i cili ka qenë piktor dhe dekorator, thotë se është i lumtur që do të ketë Adën në shtëpinë e kujdesit.

Përgjegjësi i shtëpisë së kujdesit, Philip Daniels thotë se ata janë të pandashëm. “Është shumë e rrallë të shohësh nënat dhe fëmijët së bashku në një shtëpi kujdesi, dhe ne dëshirojmë që ata të kalojnë sa më shumë kohë së bashku”, ka thënë për një media të Liverpoolit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme