Apartamenti super luksoz ku qëndron Rihanna, del në shitje për 17 milionë dollarë

Apartamenti super luksoz ku qëndron Rihanna, del në shitje për 17 milionë dollarë

28 tetor 2017 18:24

Apartamenti nën çati ‘penthouse dublex’ me katër dhoma në New York ka dalë në shitje për 16.9 milionë dollarë.

Ylli 29 vjeçe Rihanna, ka marrë këtë apartament me pamje fantastike të New York për 50 mijë dollarë në muaj nga fotografi francez Antoine Verglas katër vitet e fundit, transmeton koha.net.

Apartamenti gjigant prej 433 metra katrorë, ka një tarracë shumë të madhe, kuzhinë ‘kuzhinieri’, e pamje nga ndërtesa e famshme Empire State Building nga banja.

Ashensor me çelës për të dërguar deri tek apartamenti me një bar të madh.

Ky apartament gjendet në katin e 11 dhe 12.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme