Honda me aeroplan privat hynë në tregun e aviacionit

Honda me aeroplan privat hynë në tregun e aviacionit

26 tetor 2017 14:36

Honda është e njohur për përsosmërinë inxhinierike, por që edhe është e gatshme që të shpenzojë shumë kohë për t’i bërë gjërat mirë.

Për shembull Honda ka shpenzuar një dekadë të tërë për të zhvilluar gjeneratën e dytët të super veturës së tyre NSX, të cilën “Business Insider” e ka zgjedhur veturën e vitit 2016, transmeton koha.net.

Honda tani ka shpenzuar 30 vjet që të lansojë aeroplanin e saj të parë privat. Në vitin 1986 ekipi i aviacionit të Honda-’s ka filluar punën për të hyrë në industrinë e aviacionit.

Në vitin 2006, u krijua korporata e aviacionit të Hondas, me Fujino si shef i saj, për të zhvilluar dhe shitur avionin privat 4 milionë eurosh, HondaJet.

HondaJet është 13 metra i gjatë 5 metra i gjerë e 12 metra i gjerë me krahë.

HondaJet mund të mbajë 4 pasagjerë në mënyrë komode, por ky numër mund të rritet deri në 6.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme