Miqësia e pazakontë e qenit dhe qengjit

Miqësia e pazakontë e qenit dhe qengjit

26 tetor 2017 09:18

Erzinxhan, 26 tetor – Një qen bari në krahinën turke të Erzinxhanit, me të parë se një qengj i cili sapo kishte ardhur në këtë botë është lënë i vetëm, pasi kopeja e kishte braktisur, ka qëndruar me qengjin e vogël gjatë tërë natës, deri në kthimin e bariut mëngjesin e ardhshëm.

Qeni bari i llojit Kangal ka qëndruar pranë qengjit të cilin fillimisht nuk e kishte vërejtur pronari i kopesë Xhelal Gyl, sepse kishte mbetur i pambrojtur tek kullosat. Siç shkruan AA, qeni kishte qëndruar me te deri në orët e para të mëngjesit, pas çka të lehurat e tij kishin zgjuar pronarin e kopesë Gyl.

Në një prononcim për AA ai tha se me të dëgjuar të lehurat e qenit të tij, kishte shkuar te kullosat ku kishte mbetur i shtangur nga pamja e shfaqur.

"Para darkës i nxora delet në kullosë. Unë ecja në fillim të kopesë dhe meqë isha i vetëm, fundin e lash në përkujdesje të kangalit. Më vonë pash se qeni nuk erdhi bashkë me kopenë, por mendova se ka nuhatur ujq dhe se ka shkuar pas tyre. Kur po pija çajin e mëngjesit dëgjova të lehurat e tij dhe shkova me të vrapuar”, rrëfen Gyl i cili thotë se kur ka shkuar te qeni ka parë se pranë tij qëndron i shtrirë qengji.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme