Gjendet ”GPS” më i vjetër në botë

Gjendet ”GPS” më i vjetër në botë

25 tetor 2017 21:41

Në ekspeditën tek Omani është gjetur një anije portugeze e fundosur në vitin 1503.

Aty është gjetur edhe astrolabi, instrument i navigacionit, i cili është më i vjetri i këtij lloji.

Në pjesët e mbetura të anijes që është fundosur para 514 vjetësh, hulumtuesit gjetën objektin për të cilin besohet se është instrumenti më i vjetër në botë, ndërsa detarët e kishin përdorur për të matur pozitën e tyre gjatë udhëtimeve.

Astrolabi është gjetur në anijen Esmeralda, e cila ishte fundosur në Oqeanin Indian. Në tragjedi kishte humbur jetën e gjithë ekuipazhi, përfshirë edhe kapitenin, i cili ishte daja i Vasco da Gama.

Shkencëtarët nga Universiteti Warwick kanë analizuar instrumentin dhe zbuluan prerje për të përcaktuar pozitën e Diellit.

Besohet se astrolabi është krijuar ndërmjet viteve 1495-1500.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme