Shkencëtari amerikan në kërkim të gjurmëve të Arkës së Noit në Ararat

Shkencëtari amerikan në kërkim të gjurmëve të Arkës së Noit në Ararat

25 tetor 2017 14:57

Gjeologu dhe paleontologu amerikan Raul Epserante mbërriti në provincën Agri në mënyrë që në malin më të lartë të Turqisë, Ararat, të hulumtojë gjurmët dhe dëshmitë rreth mundësisë se në këtë pjesë të Anadollit është fundosur Arka e Noit (Nuhit, sipas islmait) pas përmbytjes.

Esperanto në Agri do të marrë pjesë në Simpoziumin e katërt ndërkombëtar për Arkën e Noit dhe pastaj do të fillojë kërkimet në terren.

Në një deklaratë për AA, Esperante tha se kishte ardhur nga Kalifornia për të hulumtuar të gjitha llojet e fatkeqësive që kanë ndodhur në këtë pjesë të Turqisë dhe për të kërkuar rreth dëshmive për Arkën e Noit.

"Do të hulumtojë shpatet e malit Ararat ku ka gjurmë të Arkës së Nuhit. Zonat e mia të kërkimit janë katastrofat e mëdha në të kaluarën. Të njëjtën do të bëj edhe këtu dhe në fund do të shkruaj dhe do të publikoj rezultatet në të cilat kam ardhur", tha Esperante.

Me këtë rast, ekipi i reporterëve xhiroi shpatet e malit në të cilat besohej se është fundosur Arka e Noit.

Në Agri ka mbërritur edhe profesori i Universitetit të Stambollit, Oktay Belli, i cili për më shumë se katër dekada ka kryer kërkime arkeologjike në Ararat.

"Përmbytja dhe Arka e Noit nuk janë legjenda, por ngjarje që kanë ndodhur me të vërtetë. Të gjitha librat e shenjta flasin për të. Ajo ndodhi këtu në Anadoll. Ne e respektojmë këtë pjesë të kulturës sonë kombëtare", tha Belli.

Duke treguar për traditën e Ashures, e cila mbahet çdo vit në muajin e parë të kalendarit Hixhri (Muharrem), Belli ka thënë se edhe kjo traditë është dhe një tregues për respektin e Arkës së Noit, e cila ishte shpëtimi gjatë përmbytjes së lashtë.

"Noi konsiderohet babai i dytë i njerëzimit. Ne besojmë se ai pikërisht këtu ka jetuar dhe sërish filloi rindërtimin e qytetërimit dhe prandaj ne organizojmë simpoziume dhe tubime të rastit. Ne jemi krenar për këtë", tha Belli.

Duke theksuar se i gjithë opinioni botëror ndjek hulumtimet lidhur me Noin, Belli tha se simpoziumet deri më tani kanë rezultuar në botimin e 108 veprave që flasin mbi këtë temë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme