Kuriozitet

94-vjeçarja feston ditëlindjen duke u hedhur me parashutë

Një grua nga Pensilvania ka vendosur që të festojë 94-vjetorin e saj të lindjes në një mënyrë paksa të “çmendur” për moshën që ajo ka.

Eila Campbell është hedhur në aeroportin rajonal Hazleton të dielën së bashku me dy mbesat e saj, transmeton Shekulli raportimin e medieve të atjeshme. Ajo e ka komentuar këtë veprim duke thënë se “ishte mundësia e saj, pasi virin tjetër mund të mos ishte më”.

“Unë ndoshta nuk do të kem mundësi që ta realizoj vit tjetër. Ndaj vendosa të hidhem tani”, tha Campbell për WNEP 16.

Ndërsa mbesat e saj Sarah Schuelke dhe Jess Fox u hodhën gjithashtu me parashutë. Secila prej tyre është hedhur veçmas por në të njëjtën kohë.