Ariut i hiqet me operacion gjuha gjigante

Ariut i hiqet me operacion gjuha gjigante

24 tetor 2017 09:39

Një ari është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi emergjent kirurgjik për t’ia hequr gjuhën pasi i ishte rritur aq shumë sa që i dilte nga goja dhe e bartte zvarrë nëpër tokë.

Veterinarët besojnë se gjuha e ariut, që peshonte 3kg, ishte diçka që s’ka ndodhur më parë.

“Kam punuar me arinj për më shumë se 10 vjet dhe s’kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Heather Bacon nga shkolla mbretërore e studimeve veterinare në Universitetin e Edinburgut. “Është mjaft mbresëlënëse”, raporton TheGuardian.

Image

Nyan htoo, ariu i zi aziatik – së njihet edhe si ariu hënor për shkak të gjysmëhënës së artë në gjoks – u shpëtua nga murgjit pasi ai ishte ndarë nga nëna e tij nga trafikantët burmezë për ta dërguar në Kinë, ku ka një kërkesë të madhe për biliare nga fshikëzat e veshkave të arinjve për t'u përdorur në mjekësinë tradicionale.

Me të parë se gjuha e tij ishte jashtëzakonisht e madhe, murgjit e kontaktuan një veterinar lokal i cili kishte studiuar në Sheffield e i cili më pas e njoftoi Baconin. Së bashku me disa veterinarë specialistë, ajo udhëtoi në një qendër shpëtimi të një manastiri në Minamarin rural, transmeton Koha.net.

Image

Meqë ariu është më pak se dy vjeç, veterinerët mendojnë se vuajtja mund të ketë qenë një problem kongjenital ose elefantiazë, një infeksion parazitar i bartur nga mushkonjat që asnjëherë nuk është raportuar se ka prekur arinjtë ose kafshët e tjera.

Bacon thotë se tani ariu do të jetë në gjendje të mbyllë gojën dhe të ushqehet lehtësisht, ndonëse thotë se do t’i duhet një kohë derisa të mësohet me gjendjen e tij të re.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme