Kuriozitet

Prej Helsinkit në Kuvajt: Gafat me himne shtetërore

Himnet shtetërore janë gjë delikate dhe këtë e di secili që në SHBA ia ka vënë veshin lajmeve të disa javëve të kaluara. Ajo që në vitin e kaluar nisi si gjest i një lojtari të futbollit amerikan, tani është shndërruar në një debat në SHBA rreth patriotizmit, rreth protestës, rreth patriotizmit të protestës.

Presidenti Trump ka dhënë sinjale për bojkotin e Ligës së Futbollit amerikan, dhe ka deklaruar se secili lojtar që është ulur në gjunjë gjatë himnit kombëtar duhet të largohet. Dy vjet më vonë, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka dalë nga një lojë futbolli në Indianapolis, me sa duket me urdhër të Trumpit, pasi që shumë lojtarë ishin ulur në gjunjë gjatë himnit, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

Zemërimi rreth mospërfilljes së himnit me siguri se nuk është fenomen unik amerikan. Kina, për shembull, rishtazi e ka bërë të paligjshëm interpretimin e himnit në “raste të papërshtatshme”, përfshirë dasmat dhe varrimet. E secili që e cenon “dinjitetin” e himnit – si versionet “e shtrembëruara” apo “tallëse” – rrezikon dënimin me pesëmbëdhjetë ditë në burg.

Shumica e kundërthënieve të lidhura me himne nuk janë as të qëllimshme dhe as dramatike. Nganjëherë, fjala është për gjëra të vogla që ekzagjerohen. Më shpesh, fjala është për gafe të thjeshta. Pothuajse gjithmonë ato ndodhin në ngjarje sportive... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.