Kuriozitet

Foshnja 10 muajsh që peshon sa një 9 vjeçar - vuan nga një gjendje e rrallë

Një foshnje me një gjendje të rrallë peshon më shumë se sa mesatarja e fëmije 9-vjeç.

Luis Manuel, i cili është vetëm 10 muajsh, peshon 30 kg.

Mjekët mendojë se djali vuan nga sindroma Prader-Willi (PWS), një sëmundje e pakurueshme që mund të çojë dhe në atak në zemër tek fëmijët.

Familja e tij bën apel për ndihmë pasi thonë se nuk mund të përballojnë dot trajtimin mjekësor për djalin e tyre nëse konfirmohet diagnoza, shkruan OraNews.

Image

Luis peshonte 3.5 kg kur lindi, një peshë normale për një foshnje, por filloi më pas të shtonte peshë në shkallë alarmante.

Image

Sindroma Prader-Willi është një çrregullim gjenetik që shkaktohet nga humbja e funksionit të gjeneve të veçanta,që shkakton tek të sëmurit gjendje urie gjatë gjithë kohës, shpesh çon në obezitet dhe diabet të tipit 2.