Kuriozitet

Historia e vërtetë e Hallouinit

Mbërthyer mes netëve të ftohta të dimrit dhe vjeshtës që largohet kemi festën e Hallounit, një kohë festimesh dhe supersticioni. Por nga erdhi kjo ditë drithëruese dhe pse e festojmë? Në fakt ajo nuk vjen nga fëmijët dhe veshjet e tyre mashtruese.

Mendohet që Hallouini ka nisur që në festivalin antik kelt të Samhain, kur njerëzit vishnin kostume dhe bërtisnin si fantazma, por ka marrë dekretin e Papës Gregori III në shekullin e tetë që festohet siç e festojmë sot. Samhain (mbjellja) shënonte fundin e verës dhe korrjen dhe lajmëronte muajt e ftohtë, transmeton tch.

Keltët besonin se një natë para vitit të ri kufijtë mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve bëhen të paqarta. Tradicionalisht njerëzit vishnin kostume, lëkura kafshësh dhe koka, dhe i uronin fat njëri-tjetrit. Më pas në vitin 43 pas Lindjes së Krishtit, Perandoria Romakë pushtoi pjesën më të madhe të territorit kelt dhe për vite me radhë të sundimit të tyre u kombinuan edhe festivalet. I pari ishte Feralia, një ditë e vonë e tetorit kur romakët shënuan kalimin e të vdekurve. I dyti ishte Pomona, perëndesha romake e frutave dhe pemëve.

Simboli për Pomonën është një mollë, dhe kjo u bë traditë e lidhur me Hallouinin. Në vitin 609 pas Lindjes së Krishtit, Krishtërimi e ndryshoi festivalin duke shtuar lutjet për të vdekurit. Papa shënoi datën 1 nëntor si koha për nderimin e shenjtorëve dhe martirëve, një ditë pushimi që njihet si Dita e të Gjithë Shenjtorëve dhe më pas u bë e njohur si Hallouin.

Ndërsa dita tjetër, 2 nëntor, ishte Dita e të Gjithë Shpirtrave, ku kujtohen të vdekurit. Tradita bazohej në idenë e purgatorit, një shkallë mes parajsës dhe ferrit. Festa u përhap në të gjithë botën më pas. Në vitet 1800 festimet patën një zbehje dhe shihej si një festë pagane, por nuk u desh shumë kohë që të rikthehej dhe të festohej njësoj si sot.