Zjarrfikësit në Ferizaj shpëtojnë qenin e rënë në bunar

Zjarrfikësit në Ferizaj shpëtojnë qenin e rënë në bunar

18 tetor 2017 18:25

Zjarrfikësit në Ferizaj kanë arritur të shpëtojnë një qen që kishte rënë në një bunar, të mërkurën.

Në një video të dërguar në Koha.net, shihet se qeni nxirret nga zjarrfikësit në një kovë dhe se duket në gjendje të mirë. Sipas lexuesit të Koha.net, qytetarët kishin njoftuar zjarrfikësit se ky qen ishte aty që nga mëngjesi.

Zjarrfikësit kanë treguar për Koha.net se bunari ishte i thellë rreth dhjetë metra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Skenderi19/10/2017 12:52

Pershendetje per zjarrfikesit e Ferizajit. Suksese ne sherbimin tuaj!

Shto koment

Të ngjashme