Martohet me djalin që njohu në klub, qëlloi princi i Etiopisë

Martohet me djalin që njohu në klub, qëlloi princi i Etiopisë

18 tetor 2017 14:28

Përrallat nuk dihet të kenë ndodhur më parë në një klub nate në Washington DC, por jeta iu kthye në përrallë Arianna Austin e cila u takua me princin Etiopian i cili më vonë u bë bashkëshorti I saj.

Austin kishte dalë në klub nate me një shoqe kur ishte takuar me Joel Makonnen në klubin e natës të quajtur “Pearl”, shkruan the Independent.

Makonnen ishte shprehur se donte të lidhej me Austin dhe kohë më vonë ata filluan tëdilnin më shpesh. Joel, punonte si avokat dhe më vonë ishte shprehur se familja e tij ishte në azil dhe se ai ishte trashëgimtar i fronit etiopian, transmeton KP.

Ata u martuan me 9 shtator dhe në ceremoni morën pjesë 13 priftërinj, dhe të sapomartuarit u kurorëzuan me kurora dhe pelerina mbretërore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme