Gjyqtari i jep kartonin e kuq lojtarit në dhomën e zhveshjeve

Gjyqtari i jep kartonin e kuq lojtarit në dhomën e zhveshjeve

18 tetor 2017 11:38

Kampionati danez i futbollit ka dhuruar një ngjarje shumë të veçantë pasi një futbollisti i është akorduar kartoni i kuq me 12 minuta vonesë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Dino Mikanoviq i Aarhus, i ndëshkuar me karton të verdhë gjatë pjesës së parë kundër Lyngby, në pushimin e ndeshjes shkelmoi disa karrige plastike ndërsa po shkonte drejt dhomave të zhveshjeve. Ai ishte i nervozuar sepse kartonin e verdhë e kishte marrë pas një simulimi në zonën kundërshtare pak minuta më parë.

Kur skuadra e Aarhus po bëhej gati të fillonte pjesën e dytë dhe lojtarët po përgatiteshin të ktheheshin në fushë, gjyqtari kryesor i ndeshjes trokiti në derën e dhomave të zhveshjeve.

Ai i tregoi Mikanoviqit kartonin e kuq për “sjellje josportive”, saktësisht 12 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja në fjalë, pa dhënë asnjë shpjegim se pse kishte vonuar kaq shumë për të dhënë këtë masë ndëshkimore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme