Diell i kuq shfaqet në qiell, ekspertët japin alarmin

Diell i kuq shfaqet në qiell, ekspertët japin alarmin

17 tetor 2017 14:29

Miliona njerëz janë mahnitur teksa kanë vënë re se dielli kishte marrë ngjyrë të kuqëremtë mbi Angli dhe Irlandë, si pasojë e uraganit Ofelia. Por ekspertët japin alarmin se përtej pamjes spektakolare ekziston një rrezik i madh lidhur me shëndetin e qytetarëve nga ky fenomen.

Dielli i kuq dhe qielli që ka marrë po të njëjtën ngjyrë paraqet rrezik serioz për njerëzit ne astmë apo probleme me frymëmarrjen. Nderkaq “Ophelia” vazhdon të konsiderohet mjaft e rrezikshme ndërsa goditi me forcë brigjet irlandeze, ku prej saj raportohen aktualisht tri jetë të humbura. Deri tani, pasojat më të mëdha i ka paguar gadishulli Iberik, i përballur me erëra që mbërritën shpejtësinë 130 km në orë, shkaktare të disa zjarreve të fuqishme në rajonin spanjoll të Galicias, ku numërohen 3 të vdekur. Era e fuqishme arriti të shembte edhe çatinë e tribunës së stadiumit në qytetin e Cork-ut në Irlandë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme