Kuriozitet

Katalonja më 6 tetor 1934 ishte shtet 10 orë

Descriptive Text

Më 6 tetor 1934, presidenti i Qeverisë autonome të Katalonjës, Lluis Companys, shpalli një shtet katalanas në kuadër të një Republike Federale Spanjolle, që nuk ekzistonte.

Por, pas 10 orësh dhe dhjetëra të vdekurish ai u dorëzua.

Kur ai shpalli pavarësinë, partitë e majta kishin filluar një grevë të përgjithshme revolucionare në Madrid, për të protestuar kundër hyrjes në qeverinë qendrore të tre ministrave të një koalicioni të partive të djathta, CEDA-ja.

“Katalanas!”, thërriti ai nga ballkoni i Generalitat, selia e qeverisë katalanase.

“Në këtë moment solemn, në emër të popullit dhe të Parlamentit, qeveria që drejtoj merr gjithë pushtetin në Katalonjë, shpall shtetin Katalanas të Republikës Federale Spanjolle dhe për të vendosur dhe forcuar marrëdhëniet me krerët e protestës së përgjithshme kundër fashizmit, i ftoj të vendosin në Katalonjë qeverinë provizore të Republikës”, theksoi Companys.

Me sa duket Companys nuk ishte konsultuar me krerët e grevës së përgjithshme dhe Republika e II spanjolle nuk ishte federale.

Për herë të parë Katalonja e vetëshpallur republikë, ishte përpjekur të fitonte një status autonomie që përputhej vetëm me modelin en një shteti federal, në dhjetor të vitit 1931 pa pritur miratimin e Kushtetutës. Qeverisë së Madridit të asaj kohe i ishte dashur të zhvillonte negociata shumë të vështira për të rikthyer kopetencat e tij në nivele të pranueshme për krijimin e shtetit të ri unitar.

Megjithatë përgjigja e qeverisë nuk u vonua.

Komandanti ushtarak i Katalonjës, gjenerali Domingo Batet, refuzoi t’i nënshtrohej urdhërave të qeverisë së re Katalanase dhe pasi u konsultua me shefin e qeverisë në Madrid, shpall gjendjen e luftës.

Një kalimtar vritet nga plumbat e një luftëtari pro pavarësisë, ushtria përgjigjet me goditje me top.

Përplasjet gjatë mbrëmjes së asaj dite shkaktuan vdekien e rreth 46-80 personave, sipas historinëve. Rreth orës gjashtë të mëngjesit më 7 tetor, 10 orë pas shpalljes së pavarësisë, Companys njofton dorëzimin e tij tek gjenerali Batet.

Ai u arrestua bashkë me gjithë qeverinë dhe shumë deputetë. Fotot e tyre pas hekurave bënë xhiron e botës.

Më 14 dhjetor, një ligj pezulloi pa afat autonominë e Katalonjës.

I strehuar në Francë pas luftës civile (1936-1939), Companys u arrestua nga gjermanët në vitin 1940 dhe iu dorëzua Francisco Francos.

Ai u pushkatua më 15 tetor në Montjuic, një kala që qëndron mbi Barcelonë.

Ai është shndërruar në një hero të indipendentistëve katalanas.