Kuriozitet

Makina përfundon në çatinë e një shtëpie

Descriptive Text

Një aksident trafiku i çuditshëm ka ndodhur në qytetin lindor të Kinës, Taizhou, kur makina rrëshqiti nga rruga dhe përfundoi në çatinë e një shtëpie, transmeton Koha.net.

Raportohet se shoferi kishte tentuar të shmangë një përplasje të butë, dhe aksidentalisht kishte shkelur përshpejtuesin përderisa ndryshoi drejtimin, transmeton Koha.net.

Askush nuk u lëndua me këtë rast, kurse ishin përdorur shkallë për të nxjerrë vozitësin nga makina, e cila më vonë ishte larguar nga çatia përmes një vinçi.